
Analisti Ismet Kryerziu ka reaguar ndaj debatit publik të fundit, duke theksuar se kritika dhe kërkesa për përgjegjësi janë të drejta dhe të nevojshme në një shoqëri demokratike.
Megjithatë, ai ka kundërshtuar ashpër linçimin publik dhe përpjekjet për të reduktuar një karrierë të tërë në një moment të vetëm.
Sipas tij, një pjesë e kritikave të drejtuara ndaj moderatorit Kushtrim nuk lidhen drejtpërdrejt me ngjarjen konkrete, por burojnë nga qëndrime dhe orientime religjioze apo politike. Kryerziu vlerëson se këto reagime e deformojnë debatin publik dhe largojnë fokusin nga përgjegjësia reale.
Ai nënvizoi se asnjë gabim i vetëm, sado i rëndë të jetë, nuk mund të zhvlerësojë një karrierë 20-vjeçare të ndërtuar mbi profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi.