Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Jo vetëm dorëheqje, përgjegjësi” – Reagon nënkryetarja e LDK-së pas dorëheqjes së Armend Mehajt

Gazeta10
08 Gusht 2023 - 14:51

Nënkryetarja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar pas dorëheqjes së Armend Mehajt nga pozita e ministrit të Mbrojtjes.

Ajo ka thënë për Mehajn se ka shikuar si spektator teksa kryeministri Kurti blente dronë që as në Kosovë  s’mund t’i lëshonte.

 Tutje ajo ka shtuar se klima albiniane është bërë e padurueshme edhe për ministrat.

“Ka shikuar si spektator, ministri i ardhur nga mërgata Mehaj, teksa kryeministri blente dronë që as në Kosovë s’mund t’i lëshonte; teksa kryeministri acaronte gjuhën ndaj KFOR-it; teksa i anulohej pjesëmarrja e ushtrisë sonë në Defender 23; teksa për punët në ministri pytej zëvendësministri. E për një të ulur në parada ushtarake, më mirë të dorëhiqesh. Klima albiniane e padurueshme edhe për ministrat. Por, jo për ata që i shërbejnë kontratave njëburimore, shpenzojnë rezervat e shtetit pa procedurë e ambasadorëve skandalozë-milionerë. Jo vetëm dorëheqje, përgjegjësi”, ka shkruar ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.