
Jose Murinho ishte trajner i Karim Benzema kur ai drejtoi Realin e Madridit në vitet 2010-2013. Portugezi foli në një intervistë për “L’Equipe” pas triumfit të francezit për “Topin e Artë”.
Për këtë gjë, Murinjo u shpreh se ndoshta ishte ai që e ka influencuar Benzeman për t’u bërë ky që është sot.
“Topi i tij i Artë është më shumë si pasojë e evolucionit të tij natyror, sesa rezultat i një obsesioni personal. Kur isha trajner i tij, ai ishte një futbollist shumë i talentuar, në kërkim të identitetit të tij si një lojtar i nivelit të lartë, me ambiciet e duhura. Doja që ai të rritej sa më shpejt dhe e kisha të vështirë”, ishin fjalët e para të portugezit”.
Karim Benzema fitoi topin e parë të artë në karrieren e tij në moshën 34 vjeçare.