Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Joseph: Pas anëtarësimit në NATO, Serbia nuk mund ta minojë sigurinë e Kosovës

Gazeta10
20 December 2024 - 21:48

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe specialisti i Ballkanit, Edward Joseph, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO mund të ndryshojë tërë situatën, përfshirë edhe pozicionin e saj karshi Serbisë.

Pas anëtarësimit në NATO, Joseph ka thënë se Kosova do të ndodhet në një pozicion ku Serbia mund të sfidojë apo minojë sigurinë e saj.

“Pasi Kosova ta ketë këtë rrugë, gjithçka ndryshon. Ajo bëhet e përhershme dhe kjo ndryshon qasjen në Serbi. Së fundi, Serbia do të duhet të zgjedhë, a është në Perëndim, apo është në një ekuilibër me Rusinë dhe Kinën dhe prandaj NATO është thelbësore për Kosovën”, ka thënë Joseph në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Ndryshe, Joseph ka thënë se rruga më e shpejtë e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO është që të sigurojë njohjet nga shtetet si Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Spanja. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.