
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe specialisti i Ballkanit, Edward Joseph në “Politiko” me Kushtrim Sadikun, ka folur për qasjen e diplomacisë amerikane në mandatin e ri të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Joseph e ka përshkruar Trumpin si “të paparashikueshëm”, ndërsa ka theksuar se shumë nga vendimet e tij në politikën e jashtme kanë qenë impulsive.
“Me Trump e kemi këtë thënien – “prit të papriturën”. Pra, ky është rregulli me Trump. Ai është shumë i paparashikueshëm, kështu që ka disa gjëra rreth tij që janë konstante, por shumë nga vendimet e tij dhe qasja e tij në politikën e jashtme janë impulsive”, ka thënë Joseph.
Tutje, Joseph ka thënë se qasja e Trump ndaj Ukrainës mund të ketë pasoja në tërë Ballkanin, përfshirë edhe Kosovën.
“Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, sepse qasja atje do të ketë implikime këtu, pasojat për Ballkanin, veçanërisht mund të ketë edhe për Kosovën dhe sa i përket atij rajoni dhe sa i përket Kosovës”, ka thënë Joseph. /Gazeta10/