Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Joseph reagon pas QUINT-it: Është në interesat strategjike të Kosovës t’i trajtojë të gjithë qytetarët sipas ligjit

Gazeta10
06 Qershor 2024 - 16:41

Edward P. Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Washington ka bërë një reagim në “X” pasi ambasadat e shteteve të QUINT-it, Zyra e Bashkimit Europian dhe OSBE-ja kritikuar Qeverinë e Kosovës për vendimin e saj që ta finalizojë shpronësimin e mbi 100 parcelave në komunat veriore të vendit.

Joseph tha se është në interesat strategjike të Kosovës që t’i ndjekë ligjet e veta dhe t’i trajtojë sipas ligjit të gjithë qytetarët e saj.

“A mundet dikush në Kosovë të mbrojë parimin e thjeshtë se është në interesat strategjike të Kosovës të ndjekë ligjet e Kosovës dhe të trajtojë të gjithë qytetarët e Kosovës – përfshirë serbët e Kosovës sipas ligjit?”, shkroi Joseph.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.