Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Joseph takohet me Haradinaj në Uashington, flasin për angazhimin e Kosovës në NATO

Gazeta10
21 January 2025 - 17:07

Profesori universitar, Edward Joseph, është takuar me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn.

Takimi zuri vend në Uashington, aty ku të dy kanë shkuar për të marrë pjesë në ceremoninë inauguruese të presidentit Donald Trump.
Haradinaj dhe Joseph u takuan për kafe, teksa ky i fundit u shpreh i lumtur për këtë gjë.

Duke publikuar një fotografi të përbashkët, Joseph u shpreh se Haradinaj po takohet me zyrtarë kryesorë, duke ngritur çështjen e Kosovës në NATO.

“Tete-a-tete i mrekullueshëm me Ramush Haradinajn, këtu në Uashington. Erdhi për inaugurimin, por Ramushi po takohet me zyrtarë kryesorë, duke ngritur angazhimin e Kosovës, NATO-s dhe SHBA-së në Ballkan, ndërsa presidenti Trump merr detyrën”, shkroi Joseph.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
05 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.