Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Jude Bellingham preferon kalimin te Real Madridi

Gazeta10
27 September 2022 - 15:21

Jude Bellingham nga sezoni i ardhshëm karrierën mund të vazhdojë te kampioni në fuqi i Evropës, Real Madridi, përcjell Gazeta10.

E përditshmja spanjolle “MARCA” raporton se talenti anglez dëshiron që në verën e ardhshme të kalojë në “Santiago Bernabeu”.

19-vjeçari ka impresionuar me paraqitjet e Dortmundit dhe ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane për transferimin e tij.

Ekipet si Manchester United, Manchester City, Liverpool dhe Chelsea janë të interesuara për transferimin e tij, por vetë lojtari preferon kalimin në La Liga.

Real Madridi ka qenë duke e monitoruar mesfushorin anglez që nga transferimi I tij te Dortmundi në vitin 2020 dhe negociatat për transferimin e tij ekipi madrilien raportohet se i ka nisur në fillim të këtij viti.

Dortmundi thuhet se për ta liruar Bellingham kërkon rreth 150 milionë euro.

Këtë stinor me Dortmundin deri më tani, 19-vjeçari ka zhvilluar 10 ndeshje, prej të cilave ka shënuar tri gola. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.