Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Jusuf Azemi: Drejtësia e vonuar për punëtorët është e barabartë me padrejtësi, të rinjtë po humbin jetën për shkaqe jonjerëzore

Gazeta10
21 May 2026 - 19:01

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi në Gazeta reagoi ashpër lidhur me kushtet e punëtorëve në Kosovë dhe mungesën e përgjegjësisë institucionale pas humbjeve të jetëve në vendet e punës.

Azemi tha se rastet e vdekjeve të punëtorëve nuk po trajtohen seriozisht nga drejtësia, duke shtuar se pronarët e kompanive deri më tani janë ndaluar vetëm për 48 orë dhe më pas janë liruar.

“Rastet shkojnë në gjykatë dhe proceset mund të zgjasin deri në 15 vite deri në përfundim. Drejtësia e vonuar është e barabartë me padrejtësi”, tha Azemi në Gazeta.

Sipas tij, institucionet shtetërore dhe përfaqësuesit politikë duhet të marrin vendime që mbrojnë punëtorët, sidomos ata të sektorit privat, të cilët vazhdojnë të përballen me paga të ulëta dhe kushte të rënda pune.

“Çdo ditë do të apelojmë. Nuk ua bëjmë hallall ato para që i merrni si parlamentarë e qeveritarë të Kosovës, sepse rininë më të mirë po e humbim për shkaqe jonjerëzore”, u shpreh Azemi.

Ai theksoi se Sindikata nuk është kundër përfitimeve të punëtorëve të sektorit publik, përfshirë pagën e 13-të, por ngriti shqetësimin për gjendjen e rëndë të punëtorëve të sektorit privat.

“Nuk jemi kundër që punëtorët e sektorit publik ta marrin pagën e 13-të, por në sektorin privat ka punëtorë që marrin vetëm 250 euro pagë dhe për këtë janë të njoftuara të gjitha institucionet”, tha Azemi.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/4Ig-ArldGy8

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.