
Juventusi ka marr një fitore të rëndësishme ndaj Empolit me rezultat 4-0 në kuadër të xhiros së 11-të në Serie A.
Gjithçka eci në rrugën e duhur për bardhezinjtë të cilët gjetën pas pak minutash golin e avantazhit me Kean, teksa pjesa e parë vazhdoi të prodhonte raste për të dy ekipet, me Empolin që kishte 65% mbajtje të topit edhe pse luhej në Torino.
Në pjesën e dytë, Juventusi u tregua shumë cinik, pasi gjeti golin e dytë në momentin më të mirë të Empolit falë McKein. Trajneri Zaneti hodhi në fushë edhe Bajramin, duke tentuar që të rihapte ndeshjen. Por në fund ishte Rabio ai i cili vulosi sfidën me dy golat e tij, duke regjistruar fitoren 4-0 për skuadrën e Alegrit, që tashmë kapërcen përkohësisht Interin në renditje.