Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Juventus në rrezik të përjashtohet nga garat evropiane

Gazeta10
25 January 2023 - 11:01

Pas dënimit me minus 15 pikë nga Federata Italiane, Juventus tash është në rrezik të përjashtohet për një vit edhe nga garat evropiane, pas çështjeve të ndryshme ligjore.

Zyra e prokurorit publik të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) ka kërkuar që të vazhdojë hetimin ndaj këtij klubit edhe për 40 ditë tjera. Në qendër të vëmendjes të këtij hetimi priten të jenë marrëveshjet sekrete të klubit për pagat e lojtarëve dhe për falsifikimet në transferime të lojtarëve.

Drejtori i ri ekzekutiv i Juventusit, Maurizio Scanavino, tashmë është takuar me presidentin e FIGC, Gabriele Gravina, i cili tani po pret të takojë presidentin e ri Gianluca Ferrero. Nesër do të zhvillohet asambleja, ku do të diskutohet për këtë temë.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mblidhet sot pasdite në selinë e tyre në Nyon të Zvicrës. Trupi i futbollit do të marrë masa ndaj Juventusit vetëm në përfundim të provave sportive në Itali, duke reaguar ndaj vendimeve përfundimtare. Nëse akuzat vërtetohen të vërteta, ‘Zonja e Vjetër’ mund të përjashtohet nga kompeticionet evropiane nga UEFA për të paktën një vit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.