Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Juventusi arrin marrëveshje me Barçën për Kessien

Gazeta10
25 July 2023 - 14:26

Mesfushori Franck Kessie mund të konsiderohet futbollist i skuadrës së Juventusit. “Mundo Deportivo” ka njoftuar të martën se Barcelona edhe zyrtarisht ka arritur marrëveshje me Juventusin për transferimin e mesfushorit të Bregut të Fildishtë.

Bëhet e ditur se Juventusi do ta huazojë për një vit Kessien me detyrim të blerjes së kartonit të tij verën e ardhshme. Kessie nuk bën pjesë në planet e Barcelonës për edicionin e ri, ndërsa te Juventusi po konsiderohet si përforcim i rëndësishëm për mesfushën.

26-vjeçari iu bashkua Barcelonës verën e shkuar si lojtar i lirë dhe në edicionin e tij të parë në “Camp Nou” pati 3 gola e po aq asistime në të gjitha garat.

Ai me Barcelonën ka kontratë deri në vitin 2026, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Milani, Atalanta e Cesena.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.