Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Juventusi arrin marrëveshje me Thuramin

Gazeta10
11 August 2023 - 20:02

Mesfushori Kephren Thuram pritet që karrierën ta vazhdojë në Itali. “Tuttosport” ka raportuar të premten se Thuram ka arritur marrëveshje personale me Juventusin, ekip që po negocion me Nicen për lirimin e tij.

Thuram ka pranuar ofertën e Juventusit që i ka ofruar kontratë pesëvjeçare dhe pagë vjetore prej 4 milionë eurosh dhe po pret marrëveshjen mes klubeve.

Ekipi francez është i gatshëm ta shesë 22-vjeçarin për të cilin po kërkon të paktën 40 milionë euro. Juventusi tashmë ka ofruar 35 milionë euro dhe transferimi pritet të finalizohet ditëve në vijim.

Thuram iu bashkua Nices në vitin 2019 nga Monaco dhe ka kontratë deri në vitin 2025, ndërsa muaj më parë ka debutuar edhe me Përfaqësuesen e Francës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.