
Thomas Partey sezonin e ardhshëm mund të luajë në Serie A.
Kontrata e mesfushorit ganez me Arsenalin skadon në fund të sezonit dhe palët nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit, duke lënë çdo gjë hapur për të ardhmen e tij.
Juventusi dhe Interi janë dy skuadrat që synojnë transferimin e Parteyt me parametra zero gjatë verës.
Partey erdhi te Arsenali në vitin 2020 nga Atletico Madridi për shumën e 50 milionë eurove.
Këtë edicion ai ka luajtur gjashtë ndeshje në Premierligë, prej të cilave ka shënuar një gol.