
Skuadra italiane, Juventus ka dënuar lojtarin e tyre, Paul Pogban për arsye disiplinore.
Pogba është dënuar me arsyen se gjatë ditës së mërkurë ishte vonuar për një mbledhje, në të cilën kishi nmarrë pjesë të gjithë stafi e lojtarët.
Pas këtij veprimi të Pogbas, dënimi nuk ka munguar, me Allegrin që ka vendosur mos ta thërrasë mesfushorin francez për ndeshjen ndaj Freiburg që “bardhezinjët” e luajnë në kuadër të Ligës së Evropës.
Paul Pogba iu bashkua Juventusit në verën e vitit 2022 si transferim i lirë, ndërsa pjesë e “Zonjës së Vjetër” kishte qenë edhe në vitet 2012-2016.
Me Juventusin këtë sezon, 29-vjeçari është paraqitur vetëm në dy ndeshje të Serie A.