Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Juventusi kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë pas fitores ndaj Lazios

Gazeta10
02 February 2023 - 22:57

Juventusi është gjysmëfinalisti i radhës i Kupës së Italisë, pas fitores minimale që e arriti kundër Lazios, me rezultat minimal 1-0.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Allianz Stadium”, goli i vetëm u shënua në minutën e 44-të, ku mbrojtësi brazilian, Bremer me një goditje me kokë e kaloi skuadrën e tij në epërsi.

Në pjesën e dytë, Lazio shtoi sulmet në tentim për të barazuar rezultatin, por pa sukses.

Me këtë fitore, Juventusi bëhet gjysmëfinalsti i fundit i Kupës së Italisë, ku përveç tyre, gjysmëfinalen e kanë sigurar edhe Interi, Cremonese dhe Fiorentina.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.