
Brahim Diaz në verë mund të largohet nga Milani, por jo edhe nga Serie A.
Sipas mediave italiane, Juventusi është skuadra e fundit që ka shprehur interesim për futbollistin spanjoll.
Diaz është i huazuar te Milani nga Real Madridi dhe marrëveshja për këtë huazim përfundon në fund të këtij sezoni.
“Biankonerët” dëshirojnë që në verë të përforcojnë repartin e mesfushës dhe e shohin Diazin si idealin për mesfushën e tyre.