
36 herë kampionët e Italisë, Juventus janë mposhtur para tifozëve të vet nga skuadra e Monza.
Ndeshja që u zhvilluan në stadiumin “Allianz Stadium” përfundoi në të mirë të Monza, me rezultat 0-2. Golat u shënuan në pjesën e parë, një nga Ciurra (18′) dhe një nga Mota (39′).
Pas kësaj ndeshje, Juventus tashmë është tri ndeshje pa fitore në Serie, me ç’rast renditet e 13-ta në tabelë me 23 pikë.