
Nënkryetari i komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani ka paralajmëruar gjoba për të gjithë ata që hedhin mbeturinat në hapësirat publike.
Osmani në emisionin “Adresa e ankesave” në Kanal10 me Arben Ahmetin, i’u është përgjigjur ankesave të qytetarëve.
Tuje ai ka treguar se mbeturinat po hedhen në vendet publike edhe pasi ato po largohen.
Osmani ka njoftuar se ka kohë që largojëë mbeturinat edhe nga lumi Sitnica, por që persona të papërgjegjshëm po hedhin sërish aty mbeturina
“Po i kemi heq edhe më herët edhe vazhdojmë të largojmë mbeturina aty, por që disa persona nuk ndalen duke hedhur mbeturina por që ka ardhur koha që të gjobiten”, është shprehur Osmani. /Gazeta10/