Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ka lëndime të rënda trupore – nga QKUK jepin detaje për 23 vjeçaren e lënduar sot të Komuna e Prishtinës

Gazeta10
18 January 2024 - 15:13

Vajza e cila u lëndua si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga kulmi i objektit të Komunës së Prishtinës në Arbëri ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Ajo është 23 vjeçare dhe aktualisht në gjendje stabile. Pas ekzaminimeve shtesë diagnostike, 23 vjeçarja do të transferohet për trajtim të mëtejmë në Intensivë.

Kështu ka deklaruar për gazeta10, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

“Ju konfirmojmë se një paciente 23 vjeçare është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente, me gjendje stabile por me lëndime të rënda trupore. Ekipi emergjent dhe ai klinikave diagnostike ka kryer disa nga ekzaminimet e nevojshme dhe pacientja do të jetë në mbikqyrje mjekësore. Pas 4 orëve pritet t’i kryhen ekzaminime shtesë diagnostike dhe të transferohet për trajtim të mëtejmë në Mjekimi Intensiv Qendror”, tha për gazeta10 zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.