Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ka marrëveshje, Serbia i pranon dokumentet e Republikës së Kosovës

Gazeta10
27 August 2022 - 18:11

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, njoftoi më 27 gusht se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për heqjen e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e dy vendeve.

“Në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, Serbia është pajtuar që të heqë dokumentet për hyrje-dalje për qytetarët me letërnjoftime të Kosovës dhe Kosova është pajtuar që të mos lëshojë dokumente të tilla për qytetarët që posedojnë karta të identitetit të Serbisë”, tha ai përmes një postimi në Twitter.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Lajçak po ashtu, i cili ka falënderuar SHBA-të për këtë arritje.

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, e ka falënderuar të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për marrëveshjen e arritur mes Kosovës e Serbisë për heqjen e dokumenteve për hyrje-dalje për qytetarët e të dyja vendeve. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.