Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ka përfunduar takimi i Kurtit me kryetarët e komunave, kryeministri: Do të takohemi çdo tre muaj

Gazeta10
24 September 2022 - 17:30

Ka përfunduar takimi midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarëve të komunave, ku kryeministri i Kosovës ndër të tjera ka thënë se do të takohen çdo tre muaj, raporton Gazeta10.

Së bashku me Kurtin në takim kanë qenë edhe ministri ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Aty u diskutuar për performancën buxhetore të komunave dhe investimet kapitale, energjinë dhe ujërat, investimet kapitale, agjendën e gjelbër, digjitalizimin në nivel lokal dhe strategjinë për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar.

Kurti ka thënë se kjo mbledhje ishte më shumë për t’i diskutuar problemet specifike të komunave.

Tutje, ai ka thënë se takimi shkoi në një atmosferë konstruktive dhe bashkëpunimi mes dy niveleve të qeverisjes.

” Do ta mbajmë çdo tre muaj por do të takohemi më shpesh për çështjet specifike të komunave. Kjo ishte mbledhje më shumë për hallet e përbashkëta të tyre dhe çdogjë shkoj me një atmosferë konstruktive të bashkëpunimit për zhvillim ndërmjet qeverisë qendrore, udhëheqjeve komunale por edhe lidhur me institucionet e ndryshme të tjera shtetërore dhe donatorët ndërkombëtar”, tha ai.

Kryetari i Komunës se Rahovecit, Smajl Latifi gjatë deklaratës për media, ka thënë se ka paraqitur pakënaqësit e tij.

“Ne nuk morëm komentet të cilat zakonisht duhet t’i japin kryeministri bashkë me ministrat prezentë….Ne i paraqitëm shqetësimet serioze të cilat i kemi edhe nga pikëpamja e ngecjes në investimet publike kapitale, për shkak të kontratave të cilat janë lidhur më herët, ngritjes së çmimeve dhe kjo është një bllokadë për operatorët ekonomik, sepse ata nuk po rikthehen në punishte… Insistova që ligji për subvencionimin e humbjeve, për operatorët e kontratave të cilat janë lidhur para rritjes së çmimeve të miratohet sa më shpejtë dhe të hynë në fuqi. Kemi biseduar edhe për kontratën kolektive, vështirësitë dhe barrën e rëndë financiare që po e bartin komunat padrejtësisht”, tha ai.

Pavarësisht që temë diskutimi gjatë takimit nuk ishte çështja e grevës, ai tha se partnerët e vetëm që mund t’i japin zgjidhje kësaj greve janë qeveria dhe BSPK-ja.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka përmendur në takim projektin Kive-Pejë e cila po zvarritet gjatë.

“Kërkesa e komunës së Pejës për projektin Kiev-Pejë, autostrada që është viti i katërt që po prangohet dhe janë tri qeveri që janë marrë me këtë punë dhe nuk e kanë adresuar këtë çështje ose s’kanë mbërri t’i zhvillojnë procedurat e tenderimit dhe t’i japin rrugë, edhe pse kanë mundur ta kryejnë këtë punë shumë shpejtë”, ka thënë ai. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.