Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

‘Ka rrejtë shumë’, Haradinaj për Kurtin: Boll zor e ka, s’di qysh ka ftyrë me kandidu

Gazeta10
18 November 2024 - 21:03

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka kursyer kritikat për kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, teksa të njëjtit ia ka rikujtuar premtimet e mëhershme.

Sipas Haradinaj, Kurti e ka shkelur çdo qëndrim të tij dhe se asnjë premtim nuk e ka mbajtur.

“Nuk e di qysh ka fytyrë me dalë popullit. Boll zor e ka. Para zgjedhjeve thojke ata kanë truproja, ata kanë xhipa, ata këta. E pashë edhe këtu në mërgatë kish ardh me shumë truproja, u tutke edhe prej popullit të vet”, ka thënë Haradinaj para mërgatës në një intervistë në ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun.

Haradinaj ka thënë se Kurti ka gënjyer në vazhdimësi qytetarët e Kosovës, duke filluar nga çerdhet për fëmijët dhe deri te banesat për çiftet e reja.

“Si ka mundësi që një njeri që ka rrejtë kaq shumë, si ka mundësi që del edhe një here me kërku mandat? Cila është puna e tij?”, ka thënë ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.