
Ka vdekur në moshën 82 vjeçare rapsodi i folklorit shqiptar, Qazim Maliqi, i njohur ndryshe për publikun edhe si Qazim Batllava.
Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur familja e të ndjerit përmes llogarive sociale.
Qazim Maliqi ishte njëri ndër rapsodët e parë në Kosovë, ai po ashtu nxori në treg edhe tri libra me tregime dhe anektoda.
Njoftimi i plotë:
Sot me daten: 31.10.2022 në orët e hershme të mëngjesit , ndërroj jetë kusheriri im, njëherit rapsodi i folklorit shqiptar Qazim (Adem) Maliqi i njohur si Qazim Batllava!
Zoti e past mëshiru dhe shpirtin e ti e dergoft ne Xhenet jarabi!
