Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Matoshi: Kurti e Haxhiu janë në konflikt të dyfisht interesi

Gazeta10
06 August 2026 - 23:10

Komentatori politik Halil Matoshi ka deklaruar se, sipas vlerësimit të tij, që nga certifikimi i zgjedhjeve dhe sidomos pas dhënies së betimit, Albulena Haxhiu dhe Albin Kurti ndodhen në konflikt të dyfishtë interesi.

Gjatë debatit me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, në emisionin “Adresa” në Kanal 10, Matoshi tha se Haxhiu nuk është më ushtruese e detyrës, ndërsa iu referua edhe Kushtetutës.

“Që nga certifikimi i zgjedhjeve, sidomos që nga dhënia e betimit, zonja Haxhiu dhe zoti Kurti janë në konflikt të dyfishtë interesi. Haxhiu nuk është më ushtruese e detyrës. Neni 88, që ka të bëjë me presidentin, thotë se presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër publik”, tha Matoshi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.