Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kaçanik: Gjendet një mjet i pashpërthyer, dyshohet se është nga lufta e Dytë Botërore

Gazeta10
27 April 2025 - 18:11

Një mjet i pashpërthyer është gjetur të shtunën në fshatin Stagovë të Kaçanikut.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia.

Zëdhënësi për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha  se ky mjet dyshohet i përket Luftës së Dytë Botërore.

“Patrulla policore ka marrë masa duke bllokuar rrugët alternative pranë vendit të ngjarjes. Në vend kanë dalë njësitë e FSK-së dhe KFOR-it”, deklaroi Veseli.

“Sipas KFOR-it, ekziston rreziku që mjeti të shpërthejë pas 72 orësh dhe kanë rekomanduar sigurimin e mjetit deri më 30.04.2025, pas kalimit të afatit të rrezikut, për të ndërmarrë më pas veprimet e nevojshme”, theksoi ai./KK

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.