Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kadrijaj e AAK-së kërkon hetim ndaj Kurtit

Gazeta10
20 August 2023 - 18:05

Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka thënë se aleatët e Kosovës duhet të inicojnë hetim të pavarur ndaj kryeministrit Albin Kurti, i cili sipas saj, i shërben agjendave armiqësore.

Kadrijaj ka thënë se me kohë AAK ka ngritur këto dyshime për Kurtin.

“Ka kohë që AAK ka ngritur dyshimin rreth mundësisë që Kurti i shërben agjendave armiqësore. Thirrje publike për aleatët tanë – ShBA-të, që të inicojnë një hetim të pavarur rreth këtyre temave!”, ka shkruar Kadrijaj.

Postimi i plotë:

Ka kohë që AAK ka ngritur dyshimin rreth mundësisë që Kurti i shërben agjendave armiqësore. Thirrje publike për aleatët tanë – ShBA-të, që të inicojnë një hetim të pavarur rreth këtyre temave!

A ka Kurti lidhje me mafinë energjetike serbo-ruse? A qëndron fakti që Kurti i anuloi dy projektet kryesore amerikane në Kosovë; ndërtimin e termocentralit të ri dhe projektin e gazsjellësit amerikan, për t’i favorizuar lidhjet e tij përmes Martin Berishajt në Serbi, e deri tek oligarkët rus?

Shpresoj që do hetohet kjo temë më seriozisht, pasi që çdo lëvizje e tij e shton dyshimin që ky është i kapur nga armiqtë e Kosovës.

Hetim, përgjegjësi, drejtësi!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.