
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se partia e saj e përkrahë reciprocitetin, pasi është e drejtë ligjore e Kosovës.
Kadrijaj në Prime Time, më tej ka deklaruar se shtyerja e afatit për implementimin e vendimit për targat është vendim i Qeverisë Kurti, dhe se vetëm qeveria duhet të vednosë, raporton Gazeta10.
“Tash jemi në një situatë të re, është kryekëput vendim i qeverisë, duhet të vendosë qeveria, a do ta shtyejë afatin e implementimit të kësaj marrëveshje, apo do të jetë fundi i muajit, ashtu sic janë dakorduar më parë, mirëpo mendoj se duhet të konsultohen me faktorin ndërkombëtar”, ka thënë ajo./Gazeta10