Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kafexhiu: Haradinaj humbësi më i madh në këto zgjedhje

Gazeta10
25 February 2025 - 18:57

Teksa ende nuk ka rezultat përfundimtar nga zgjedhjet e nëntë shkurtit, gazetari Muharrem Kafexhiu, bazuar në në përqindjet e ditura deri më tani, cilësoi AAK-në dhe kandidatin e saj për kryeministër, Ramush Haradinaj si humbësin më të madh të kërij procesi zgjedhor.

Kafexhiu i ftuar në “Raport” krahasoi procesin zgjedhor me atë paraprak duke thënë se këtë vit ishte pak më i shpejtë.

Është me rëndësi të diskutohet është qasja e z.Abdixhiku në postimin pas takimit me ambasadorët e vendeve të QUINT-it. Pra, përderisa Abdixhiku e le një mundësi të hapur, pra thotë do ta respektojmë verdiktin e qytetarëve, nuk refuzon kateogorikisht bashkëpunimin me VV-në. Nëse krahasohet procesi i zgjedhjeve 2021 më 2025, është pak më i shpejtë sepse më 2021 ka qenë diku 30 ditë e 2019 janë dashur 52 ditë për certifikim. Besoj që përveç rënies prej 10% të VV-së, z.Haradinaj është humbësi më i madh, cili do që të jetë rezultati, pra Aleanca, kreu i saj do ta marr mesazhin  e qartë të 9-të shkurtit dhe të filloj të reformoj”, deklaroi ai./Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.