Sport

Kahn me fjalë të mëdha për Xhakën

Gazeta10
20 Janar 2025 - 11:43

Portieri legjendar Oliver Kahn është i impresionuar nga Bayer Leverkusen dhe Granit Xhaka. 55-vjeçari gjerman është i impresionuar nga këmbëngulja e kampionëve gjermanë dhe mënyra sesi Leverkusen qëndron në luftë me Bayernin.

“Granit Xhaka ka një mentalitet të fortë,” tha Kahn pas fitores 3-1 të Ëerkself në shtëpi kundër Mönchengladbach.

Kahn jo vetëm që vlerëson Xhakën, por të gjithë ekipin: “Ka shumë djem si Graniti që marrin përgjegjësi. Ata kanë një bosht shumë të mirë – të gjithë lojtarët drejt të cilëve mund të orientoheni. Në përgjithësi, Leverkusen tregon cilësi të lartë dhe qetësi në top.”, shtoi ai.

Leverkuseni ka mbledhur 41 pikë pas 18 ndeshjeve të zhvilluara duke u renditur në vendin e dytë me katër pikë më pak se Bayerni.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.