Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kajtazi i reagon Vokrrit: Nëse po kalojnë 3000 litra, pse ka reduktime?

Gazeta10
04 December 2024 - 21:55

Gazetari i “Pro zë”, Shkumbin Kajtazi ka komentuar situatën pas shpërthimit të fuqishëm në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin Potokut.

Derisa zëvendësministri Vokrri ka bërë me dije se furnizimi po bëhet normalisht, Kajtazi ka pyetur atë për arsyen e reduktimeve të shpeshta në komunat që janë furnizohen nga Ibër-Lepenci.

“Nëse po kalojnë 3000 litra, tash a kanë kalu 3000 litra edhe atëherë. Pse ka reduktime ose çka ka ndodh?”, ka thënë Vokrri.

Megjithatë, Vokrri ka theksuar se në kanalin e Ibër-Lepencit po bëhen punime dhe se për këtë arsye është ndalur uji.

Debati për reduktimin e ujit ka vazhduar edhe më tutje mes panelistëve dhe kryetarit të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Zeqiri ka sqaruar se po bëhen punime për të përfunduar bypassin për të rregulluar problemin në kanal. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.