
Gazetari, Shkumbin Kajtazi ka komentuar vonesat e Lëvizjes Vetëvendosje në publikimin e listës së kandidatëve për deputetë.
Kajtazi ka ironizuar me këtë vonesë të VV-së, duke e lidhur me problemin e facebookut.
“Ka mundësi që pikërisht problemi i facebookut nuk po munden me i qitë listat. Mbase i ka dorëzu”, ka thënë Kajtazi.
Tutje, Kajtazi ka thënë se problemi i vetëm në publikimin e listës qëndron tek disponimi i kryeministrit të vendit, Albin Kurtit.
“Nuk ka problem në LVV. Problemi i vetëm në VV është disponimi i Kurtit kur do me tregu se kujt ia ka dhanë besimin për me qenë në atë listë”, ka thënë Kajtazi në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/