
Teksa po vazhdon numërimi i votave të marra nga pikat diplomatike, gazetari Shkumbin Kajtazi deklaroi që Lëvizja Vetvendosje, përkundër rezultatit që mund ta marr, prapë se prapë nuk do të gjej kënaqësi.
Kjo si shkak i kreut të saj, kryeministrit aktual, Albin Kurti që sipas tij donte referendum.
Kajtazi në “Raport” të Kanal 10 tha Kurti sipas “shabllonit” të tij është humbës.
“Mendoj që problemi i situatës në të cilën gjendet Vetvendosja nuk është gjetja e numrave për ta bërë këtë qeveri, sepse edhe nëse do të arrinin me votat e diasporës edhe ato të pakicave joserbe, prapë do të ishin jo të kënaqur, prapë do ta kishin një qeveri që nuk e kanë dasht“, deklaroi ai.
“Kurti me shabllonin tonë është fitues, mbi 40% është fitore kapitale mirëpo me shabllonin e tij është humbës. Ai ka kërkuar referendum. E referendumi e dimë, i ka një pyetje e dy përgjigjje dhe ndahet. Kjo, për mendimin tim nuk është problemi kryesor i z.Kurti pasi edhe i gjen numrat nuk është i kënaqur me atë se çfarë po ndodh“, shtoi ai. /Gazeta10