Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Kallxona qysh kryhen këto procese, se unë amator s’po di”- Konjufca tallet me Lekaj në gjykatë

Gazeta10
21 February 2024 - 11:12

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka nisur dëshminë në gjykimin ndaj kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Lekaj do të dëshmojë për seancën e Kuvendit të mbajtur më 10 gusht 2016, ku ishte hedhur gaz lotsjellës.

Në aktakuzë thuhet se në seancën e Kuvendit të Kosovës të datës 10 gusht 2016, në cilësi të deputetit, Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës në sallë, me ç’rast është pamundësuar qëndrimi në sallë.

Lekaj ka arritur në sallën e gjykimit dhe pritet që së shpejti të nis seanca. I pranishëm është edhe Konjufca.

“Ku je kryetar, a je a qysh je a”, i tha Lekaj – Konjufcës para fillimit të seancës.

Ndërsa, Konjufca ia ktheu: Qysh je…. Nashti na kallëzon qysh me i kry bre këto procese se unë amater, s’po di.

“Jo, a”, tha Lekaj.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 3 shkurt 2017, ka ngritur aktakuzë kundër Glauk Konjufcës, të cilin e ngarkon me dy vepra penale.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Konjufca po akuzohet se më 10 gusht 2016, gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku merrnin pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq, i njëjti në cilësinë e deputetit, në kundërshtim me ligjin ka përdorur armë, ashtu që gjatë kësaj mbledhje ka hedhur gazin lotsjellës në këtë sallë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.