Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kalon në personale debati Canaj – Drenori – ‘Kush të ka çu ty në Vienë?’ – ‘Mos rrej!’

Gazeta10
10 February 2025 - 18:36

Debati mbi rezultatet e deritashme zgjedhore në emsionin “Raport” të Kanal10, përpak mori një kahje tjetër.

Dy panelistët ish-diplomati, Blerim Canaj dhe analisti politik, Xhavit Drenori kritikuan ashpër njëri-tjetrin derisa kaloi edhe në personale.

“Albin e Hashim Baba” ish termat e ngritur mes tyre nga ku edhe filloi “eskalimi” i debatit, raporton Gazeta10.

“Nuk e kam ni për “Hashim Baba“, tha Canaj teksa u replikua nga Drenori se nuk e kishte dëgjuar pasi në atë kohë ishte jashtë.

“Ti s’e ke ni se ke qenë jashtë në atë kohë“, tha ai.

“Unë po marr shembull prej një libri që është shkruar para 90 vjetëve e që e ndërton figurën e babës për masën.  Masa dikur  mendon që baba gjithmonë i rregullon senet. Kjo ka ndodh në fundin e viteve të 30-ta në Gjermani“, tha Canaj.

“Përnime me pas ndodh, me u votu nëpër vende rurale, si në  Drenicë  e në do vende që nime janë pak më pak me shkollime, por me u votu në Prishtinë me të madhe ku ka intelektual shumë, në Gjilan e Mitrovicë kjo ta rrëzon për toke atë teorinë tënde, nuk ka masë por ka njerëz që e qesin gishtin në kokë“, tha Drenori.

“Babë i kanë thanë edhe Hashim Thaçit por ti se ke ndëgju se ke qenë i rehatum atje, në Vjenë” shtoi ai, teksa e njëjta iu urua këtij të fundit nga Canaj, nëse me të vërtetë e mendon se pozita e tillë jashtë vendit e sjell rehatinë. /Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.