Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kamberi: Befasia e takimit ishin kushtet që kryeminstri Kurti i paraqiti dje në Bruksel

Gazeta10
27 June 2024 - 18:56

Belzim Kamberi nga Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” në emsionin Raport të Kanal 10, deklaroi se dështimi i takimit trepalësh ishte diçka e pritur.

“Dëshimi i takimit tre palësh ishte diçka e pritur duke e pasur parasysh që ka kohë që zbatimi i marrveshjeve bazike dhe i planit Franko gjerman ka ngecur”.

Sipas Kamberit, kjo pasi gjatë muajve të fundit nuk është se gjen përparim në ndonjë zbatim të marrëveshjes.

Tutje, Kamberi tha se ajo çka ishte befasi ishte kërkesa që paraqiti kryeminsitri Kurti.

“Megjithatë nuk është se po pritet ndonjë gjë, tashmë jemi në një vazhdimësi të krizës të marrëveshjes, e cila nuk duket që gjatë javeve në vijim do të zhbllokohet”.

Tutje, ai tha se kërkesat e Kurtit janë të drejta por jo ndikuese në proces.

“Kërkesat janë të drejta por nuk është që ato mund të ndikojnë në marrëveshje sepse ndërmjetësusit veçse kanë deklaruar se marrveshja se ekziston”.

https://m.youtube.com/watch?v=FnNiS39IO6Q

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.