Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kameruni dhe Serbia ndajnë pikët

Gazeta10
28 November 2022 - 13:05

Ka përfunduar me barazim ndeshja ndërmjet Kamerunit dhe Serbisë në të cilën u realizuan gjashtë gola dhe rezultati ishte 3-3.

Kjo ndeshje e cila ishte e vlefshme për grupin G ishte shumë interesante që nga fillimin e deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.

Kameruni kaloi në epërsi ë minutën e 29’ me golin e Castelletos, por pastaj rivali i tyre përmbsysi rezultatin duke shënuar dy gola në dy minutat shtesë të pjesës së parë.

Por, kamerunasit sërish nuk u dorëzuan dhe arritën që ta barazojnë rezultatin duke shënuar dy gola në pjesën e dytë përmes Aboubakar dhe Chupo-Moting në minutat 63’ dhe 66’.

Te dy skuadrat kanë vetëm nga një pikë dhe janë në grup së bashku me Brazilin dhe Zvicrën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.