Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Kamionët s’po punojnë me qëllim” – Brestovci fajëson kompaninë “Pastrimi” për mbeturina në kryeqytet

Gazeta10
13 February 2025 - 10:25

Komuna e Prishtinës ditë më parë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për menaxhim të mbeturinave në kryeqytet.

Komuna për sfidën me mbeturina në kryeqytet, fajin po vazhdon t’ia lë kompanisë rajonale të mbeturinave “Pastrimi”.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, në një lidhje direkte në emisionin “Adresa e ankesave” në Kanal10, tha se Komuna kësaj ndërmarrje i ka dhuruar 2 mijë e 500 kontejnerë dhe gjashtë kamionë të rinj, të cilët i është kërkuar që të shpërndahen në kryeqytet.

Sipas tij, kontejnerët e kamionët po vazhdojnë të mos shpërndahen NGA “Pastrimi”.

E kjo “mos-përgjegjësi” nga Pastrimi, Brestovci tha se mund të jetë edhe politike.

Ai, kërkon që të merren masa ndaj këtij problemi. /Gazeta10/

Për të parë më shumë ndiqeni videon më poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.