Real Madridi ka triumfuar me shumë mund përballë Stuttgartit në startin e formatit të ri të Ligës së Kampionëve me rezultat 3-1.
Los Blancos ishin në vështirësi qysh nga starti i ndeshjes, me skuadrën gjermane që po bënte super lojë.
Përkundër rasteve nga të dyja anët, 45 minutat e parë përfunduan pa gola, me një Real Madrid të çorientuar totalisht.
Në pjesën e dytë ishte një lojë edhe më dinamike, ndërsa fjalët e Carlo Ancelottit në pushimin mes pjesëve dhanë efekt të menjëhershëm.
Në minutën e 46-të, Rodrygo e gjeti në mënyrë perfekte Kylian Mbappe, që shënoi me lehtësi për 1-0.
Por, në minutën e 68-të, Deniz Undav heshti Santiago Bernabeun, kur shënoi për 1-1 me një asistim të Leweling.
Fati ishte sonte në anën e madrilenëve, derisa thyen mbrojtjen mysafire edhe njëherë.
Antonio Rudiger riktheu epërsinë për madrilenët, kur realizoi për 2-1 në minutën e 83-të, kur u asistua prej Luka Modricit.
Në xhiron e dytë, Real Madridi përballet me Lillen, që sonte u mposht nga Sporting Lisbona me rezultat 2-0.