
Në një trasnmetim drejtpërdrejt nga Aeroporti i Prishtinës, gazetarja Viola Korça ka raportuar se qytetarët janë ende duke pritur, raporton Gazeta10.
Një qytetare ka treguar se afër dy orëve është duke e pritur familjarin e saj në aeroport.
“Nga ora 09:00 jam duke e pritur vëllaun i cili është ka ardhur nga Baseli, ai ka mbërritur po është duke pritur në aeroplan”, tha ajo.
E njëri nga udhëtarët tregon se ende nuk dinë asgjë për udhtimin e tij të paraparë nga ora 11:00 për në Shtutgard.
Ndërsa një udhëtar tjetër nga Kumanova tregon se udhëtimi i tij për në Gjenevë nga ora 08:00 është shtyer dhe ende nuk dihet asgjë.
Rikujtojmë se para një ore ka pasur një kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”./Gazeta10