Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kanal 10 pyet Vuçiqin në Bruksel: A do ta njihni pavarësinë e Kosovës?

Gazeta10
27 Shkurt 2023 - 20:39

Pas takimit mes Kryeministrit Kurti dhe Presidentit serb Vuçiq, ky i fundit doli para medieve duke konfirmuar mos arritjen e marrëveshjes me Kurtin.

Në këtë adresim para medieve, gazetari i kanal 10, Kushtrim Sadiku e ka pyetur Presidentin Vuçiq se a është e gatshme Serbia që të njohë Pavarësinë e Kosovës?

Vuçiq iu përgjigj gazetarit Sadiku duke thënë se nuk jemi të gatshëm që të njohim Pavarësinë e Kosovës duke shtuar tutje se Serbia është pjesë e OKB-së kurse Kosova jo.

“Ne gjithmonë mbështesim Kartën e OKB-së dhe Kushtetutën e Serbisë”, tha Vuçiq.

Pas pak pritet që edhe Kryeministri Kurti të dalë në një adresim para medieve./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.