
“Kampionët Botërorë” do të jetë emisioni më i ri në Kanal10, që do t’i kushtohet Kampionatit Botëror “Katari 2022”.
Ky emision do të fillojë sonte dhe do të drejtohet nga moderatorët Lorik Gashi dhe Blinera Orana.
Për të diskutuar rreth ngjarjes më të madhe të futbollit në botë, të ftuar do të jenë persona nga fusha të ndryshme.
Sonte në “Kamp10nët Botërorë” të ftuar do të jenë:
Faruk Statovci – Analist
Debatik Curri – Analist
Blero Muharremi – Këngëtar
Albena Reshitaj – Deputete
Blerona Zeqiri – Gazetare dhe
Meriton Korenica – Futbollist.