
Ekipi i Kanal10 ndodhet në Zubin Potok, ku autoritetet po zhvillojnë një operacion kërkimi për mbetje mortore që dyshohet se i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Në lokacion po punojnë ekipet kompetente dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, të cilët po kryejnë gërmime dhe ekzaminime në terren. Deri më tani nuk është konfirmuar gjetja e mbetjeve mortore, ndërsa operacioni i kërkimit vazhdon./Gazeta10