
Një dëgjues nga fshati Mihaliq i Vushtrrisë ka raportuar se gjatë punimeve në hekurudhën Fushë Kosovë-Mitrovicë, është mbuluar rruga që përdorej nga banorët e këtij fshati.
Ai për emisionin “Adresa e ankesave” në Kanal10 tha se për këtë ka ndikuar zhavori i përdorur.
“Unë jam nga fshati Mihaliq i komunës së Vushtrrisë, edhe ky renonvimi i vijës hekurudhore Fushë Kosovë-Mitrovicë aty në fshatin tonë. I kanë mbush me zhavorr rrugët edhe janë të pa qasshme për banorët e këtuhit“, tha ai. /Gazeta10