Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kane për penalltinë e humbur: Do të dhemb gjithmonë

Gazeta10
11 December 2022 - 14:02

Ylli dhe kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka folur pas ndeshjes ku kombëtarja e tij humbi në çerekfinale nga Franca me rezultat 2:1. Sulmuesi i Tottenham Hotspurit kishte mundësinë që ndeshjen të paktën ta çonte në vazhdime, por dështoi të shënonte nga penalltia e dytë në takim, pak minuta pa përfunduar koha e rregullt dhe vetë sulmuesi thotë se kjo do të dhemb.

Kane barazoi për Anglinë nga penalltia në pjesën e dytë, pasi Aurelien Tchouameni kaloi Francën në avantazh në minutën e 17-të. Menjëherë pasi Olivier Giroud riktheu epërsinë e ekipit të tij, gjashtë minuta më vonë Mason Mount nxori penallti, me Kane që pati mundësinë të shënonte përsëri nga pika e bardhë por përpjekja e tij e dytë shkoi shumë lart.

“Kjo është diçka që do të më duhet të pranojë. Do të dhemb gjithmonë me siguri. E gjithë loja do të dhemb sepse kishim besim të plotë në atë që po përpiqeshim të arrinim. Si kapiten, unë do ta pranoj atë, por nuk mund të jem më shumë krenare për djemtë”, tha për fund kapiteni anglez.

Kane do të ketë dy javë pushim pasi të vihet në aksion për Tottenham Hotspur në Premierligë kundër Brentford më 26 dhjetor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.