Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kanosen dy gazetarë nga barrikaduesit, policia thotë se po heton rastin

Gazeta10
12 December 2022 - 11:01

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se dy gazetarë janë kanosur gjatë ditës së djeshme në veri të Kosovës, konkretisht në fshatin Rudarë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 10:30, raporton Gazeta10..

KANOSJE Fsh. Rudar 11.12.2022 – 10:30. Dy viktimat kosovarë/gazetarë kanë raportuar se përderisa kanë qene duke i marrë disa pamje nga barrikadat, një i dyshuar mashkull ka kryer veprën e cekur ndaj tyre. Viktimat janë ndjerë të kanosur dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia.

Situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar, dhe se serbët lokalë në këtë pjesë tashmë kanë bllokuar rrugët duke pamundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Sulme të vazhdueshme gjatë këtyre ditëve ka pasur edhe ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, përfaqësuesve të EULEX-it dhe gazetarëve./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
19 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.