Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Kanuni e premja në besë’, tensionet e mëdha Rama – Kurti

Gazeta10
06 July 2023 - 19:34

Raporti: Saranda Alshiqi
24 orët e fundit kanë janë shënuar me deklarata të forta në distancë mes dy kryeministrave shqiptarë, Rama dhe Kurti. Pas refuzimit të takimit, ishte Rama nga Shkupi që tha se edhe me kanun, dera nuk i mbyllet hasmit. Njëanshëm, kryeministri Rama nënshkroi 13 marrëveshjet e mbetura pezull të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka dërguar mesazhe kryeministrit Kurti nga konferenca e mbajtur në Shkup, pasi raportet mes të dyve u përkeqësuan.

Kjo pasi nuk u konfirmua takimi i Ramës me Kurtin, por vetëm me presidenten Osmani dhe kryeparlamentarin Konjufca. 

Pavarësisht kësaj, Rama është shprehur opstimist, duke thënë se shpreson që Kurti të mos e ketë harruar Kanunin që as hasmit s`i mbyllet dera.

Deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë i ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes Ardian Gola.

Ai tha se Kanuni e dënon rëndë edhe premjen në besë.

“Është e vërtetë që Kanuni kërkon t’i hapet dera edhe hasmit nëse t’vjen n’shpi. Veç Kanuni e dënon rënd premjen n’besë. Me siguri Rama ka ndonjë interpretim të veçantë realpolitik të Kanunit, që ia mundëson zbatimin selektiv të tij. Tybe s’ka faj, është mësu me Kosovën duke i zbatu marrëveshjet veç për palën tjetër, asnjëherë për vetën.”, ka shkruar ai.

Në shenjë relaksimi të situatës, Rama njoftoi se ka nënshkruar 13 marrëveshjet e mbetura pezull për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Reagimi i palës kosovare ishte i shpejt.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu zgjodhi të nënshkruaj të nënshkruan nga ana e saj marrëveshjen.

Kjo marrëveshje ishtë planifikuar të nënshkruhen në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive e cila më pas ishte anuluar për shkak të mosardhjes së Ramës.

 Kryeministri Albin Kurti të mërkurën e ka “kushtëzuar” takimin me Kryeministrin Edi Rama me mbajtjen e mbledhjes së përbashkër të dy qeverive./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.