Gazeta10

Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët demokratë përmbysin karriget. Garda rrethon objektin

Deputetët e opozitës dhe maxhorancës kanë mbërritur më herët se orari zyrtar në parlament këtë të enjte. Bëhet me dije se ka pasur sërish përplasje mes ligjvënësve demokratë dhe punonjësve të Gardës të cilët kanë rrethuar ambientet e parlamentit. Nga pamjet e publikuara në rrjete sociale nga ish-kryeministri Berisha, shihet një situatë kaotike brenda parlamentit, ku ligjvënësit demokratë kanë përmbysur karriget përpara foltores së Kuvendit.

Edhe në mbërritjen përpara parlamentit, Berisha paralajmëroi se këtë të enjte nuk do të ketë një seancë plenare normale në parlamentin e Shqipërisë, raporton Euronews Albania.

“Parlamenti është vendosur nën shtetrrethim, është vendosur në shtetrrethim! Ky është si të ishte parlamenti i Koresë së Veriut, parlamenti i Bjellorusisë , parlamenti i vendeve diktatoriale. Është i rrethuar nga të gjitha anët nga forca të shumëllojta të cilat dëshmojnë frikën dhe tmerrin e Edi Ramës nga opozita e pathyeshme, nga opozita e cila po mbron Kushtetutën dhe për rrjedhojë interesat e çdo qytetari shqiptar.

Ndaj ju lutem, dilni e filmoni nga të katër anët dhe shihni, shikoni çfarë ndodh, shikoni se si funksion parlamenti i Edi – Linda Ramës, Lindës së Parlamentit këtu, më falni. Në fakt nuk e di se si është puna, po të ngjashme janë në shumë aspekte.

Ju e shihni çfarë dite është kjo! Pse e gjitha kjo?! – Sepse ne po kërkojmë të drejtat tona kushtetuese”, tha Berisha.

NË FOKUS

safete
E keni menduar me të re, ja sa vjet po i bën sot Safete Mustafa!
lir
Avokati kosovar ngre dyshimet e para rreth vrasjes së Liridona Murselit: Po ngjanë më shumë e planifikuar, e jo grabitje
gani
Sabit Geci amanet familjes: Këta dy hoxhallarë dua të më varrosin kur të vdes
Screenshot 2023-11-28 at 10.47
VIDEO: Dhunë shtazarake ndaj një burri nga tre persona në Prizren (Pamje +18)
Screenshot 2023-11-30 205524
Visar Duriqi: Grupi që kreu grabitjen në Suharekë është një grup i organizuar kriminal
saraa
Pas ndarjes nga Ledri, Sara “lazdrohet” duke u shfaqur në Instagram komplet e zhveshur
f12ab16a-8644-4120-a6d5-8e029a3a40e1
Skandal në Big Brother:Buci ia prek të pasmet Santianës
Sadiku
Sadiku: I vrari kishte qëndruar në shtëpi bashkë me fëmijët në Arbëri para neutralizimit