Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kapet në Maqedoni Remzi Azemi, i kërkuari nga INTERPOL-i për vrasjen e Ilir Hidrit

Gazeta10
06 December 2023 - 16:09

Remzi Azemi, kosovari që kërkohej nga INTERPOL-i për vrasjen e Ilir Hidrit më 2017, është kapur nga policia.

Azemi është kapur në Maqedoni ndërsa do të ekstradohet në Ekuador, shkruan eluniverso.

Gjatë procesit hetimor janë grumbulluar prova që mundësojnë lidhjen e shtetasit të Kosovës me këtë krim.

Policia e Ekuadorit bëri me dije se puna hetimore e kryer me Interpolin mundësoi kapjen e tij.

Njësia Gjyqësore Kriminale Jugore, me seli në Guayaquil, qytet në Ekuador, kishte lëshuar një urdhër arresti në vitin 2021.

“I arrestuari është në pritje të procesit formal të ekstradimit”, tha Policia.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.