Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kapet sasi e madhe e barnave pa banderola në Prishtinë, arrestohen dy persona

Gazeta10
16 March 2023 - 21:44

598 lloje të produkteve mjekësore pa banderola janë kapur gjatë një aksioni të policisë.

Ky aksion është zhvilluar në shtatë barnatore të kryeqytetit derisa janë arrestuar dy persona, pronarë të barnatoreve.

“Ndaj tyre janë iniciuar rastet: ’prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’, ‘kontrabandim i mallrave’ dhe “tregtia e ndaluar” dhe me aktvendim nga prokuroi të njëjtit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë”, njofton policia.

Dyshohet se sasia e barnave të kapur është e kontrabanduar dhe paraqet rrezik për shëndetin e qytetarëve.

Në operacionin policor, kanë marrë pjesë edhe dogana dhe inspektorët farmaceutik.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.